Untitled Document

KOHA E TEMKINIT (2)


1. Gjysmesfera e Diellit: Kohët e namazit përcaktohen me anë të llogaritjeve astronomike. Në llogaritjet astronomike përdoret vija e horizontit të vërtetë (Horizonti Astronomik). Horizonti astronomik formohet duke formuar pingulen e drejtëzës që bashkon shikuesin me qendrën e Tokës, me drejtëzën që formohet duke bashkuar qendrën e Diellit me qendrën e Tokës. Ngaqë në këto llogaritje astronomike merren për bazë qendra e Diellit dhe e Tokës quhet se: Dielli “ka lindur” kur qendra e Diellit arrin vijën e hoizontit astronomik nga Lindja, dhe quhet se Dielli “ka perënduar” kur qëndra e Diellit arrin vijën e horizontit astronomik nga Perëndimi. Por edhe gjatë lindjes edhe gjatë perëndimit duke qenë se gjysma e Diellit ndodhet mbi vijën e horizontit astronomik. Në këtë kohë Dielli shihet nga shikuesi. Pra kur themi se Dielli ka lindur, në të vërtetë dielli ka lindur më parë, gjithashtu edhe kur themi se Dielli ka perënduar në të vërtetë nuk ka perënduar akoma, sepse gjysma e diellit ndodhet mbi vijën e horizontit. Ky është elementi i parë i temkinit. Pra edhe kur lind edhe kur perëndon Dielli duhet që pjesa e sipërme e Diellit të ndodhet nën vijën e horizontit astronomik. Me një shprehje tjetër edhe kur lind edhe kur perëndon gjysma e sipërme e Diellit duhet të jetë nën vijën e horizontit dhe jo mbi të. Në llogaritjet astronomike merret për bazë qëndra e Diellit. Ndërsa në llogaritjet e kohëve të namazit merret për bazë pjesa e sipërme e Diellit. Pra për lindjen e Diellit llogarisim kohën që ka kaluar nga momenti kur pjesa e sipërme e Diellit ka qenë nën vijën e horizontit e deri kur qëndra e Diellit e arrin vijën e horizontit. Ndërsa për perëndimin e Diellit llogarisim kohën nga momenti ku qëndra e Diellit është në vijën e horizontit e deri kur pjesa e sipërme e Diellit ulet nën vijën e horizontit.
 2. Thyrja e dritës së Diellit: Vendi i Diellit që llogaritet me anë të llogaritjeve astronomike ndodhet më poshtë se sa vendi që shihet Dielli me sy të lirë. Pra kur shohim me sy të lirë Dielli na duket me lart se sa ndodhet në të vërtetë.                 
(Vijon)