Untitled Document

LUKMAN HEKIMI


Ka qene pejgamber ose evlia. Ka jetuar ne kohen e Dauutit alejhis-selam ne pjesen Umman te Arabise. Thuhet se ka qene biri i tezes se Ejubit alejhis-selam. Surja 31 e Kur'anit kerim mban emrin e tij. Ne 12 ajetet e kesaj sureje thuhet: "Ne i patem dhene Lukmanit mençuri te persosur". Ne tefsire shkruhet se mençuria e ketushme eshte te besh amel me dituri te plote dhe te marresh vendim te drejte.
Lukman Hakimi eshte babai i mjekeve. Jane te njohura dhe me shume vlere fjalet e mençura dhe keshillat qe i ka dhene birit te tij,. Kur kane pyetur: "Si ke ardhur ti ne kete gjendje?", eshte pergjigjur: "Duke qene fjaledrejte, duke çuar ne vend amanetin dhe duke braktisur fjalet dhe punet e panevojshme".
Disa nga keshillat qe i ka dhene birit te tij, jane keto:
O Bir, mos harro t'u urdherosh njerezit per te mire duke u dhene keshilla, por mos e harro veten!
Kjo bote eshte kalimtare dhe shume e shkurter, ndersa Ahireti eshte i perjetshem.
Ushqehu me hallall dhe ne punet e tua gjithmone keshillohu me dijetaret!
Nese fjala eshte argjend, heshtja eshte ar.
* Ai qe tregohet i mesirshem gjen meshire. Ai qe hesht, arrin lumturine dhe shpetimin.
* Ai qe flet mire, fiton; ai qe flet keq, behet gjynahqar.
* Ai qe nuk behet gjykates i gjuhes se vet, pendohet.