Untitled Document

MIRESIA (2)


 - Biri im, fale namazin, urdhëro për mirë, mundohu të largosh nga e keqia dhe të jesh i durushëm nga fatkeqësitë. 
 Çështë e vërteta, këto janë gjëra që duhet ti kesh. Sot në botë muslimanët njihen si njerëzit më negativë dhe që nuk mund të merren shembull për njerëzimin, ndersa Allahu teala i përshkuan kështu muslimanet: - Ju jeni grupi më i mirë ndërmjet njerëzve, sepse urdheroni të mirën, ndaloni nga e keqia dhe besoni Allahun… (3:110) - Ata besojnë në Allahun dhe në ditën e gjykimit, urdhërojnë të mirën, ndalojnë nga e keqia dhe shpejtonë për të bërë punë të mira. Dhe këta janë njerëzit e mirë. Allahu nuk do ti lërë pa ua shpërblyer veprat e tyre. Allahu i di shumë mirë të devotshmit(3: 114-115). 
Këtu shkruajta disa ajete ku Allahu teala na ka urdhëruar të bëjmë mirësi në këtë botë. Rreth kësaj teme mund të shkruanim shumë ajete të tjera, por e rëndësishme është sa ne e kemi kuptuar këshillën e Allahut teala. Ne e lexojmë Kur’anin, por nuk i kushtojmë vëmendje dhe nuk i kuptojmë ato që thuhen aty, ose nuk i zbatojmë siç duhet ato që na kërkohen. Dhe ditën e gjykimit, kur njerëzit të ndahen në grupe (Zilzele: 6-8), secili do të shpërblehet për atë që ka punuar në këtë botë. Veprat e mira do të jenë si një gur i çmuar në dorën tonë. Mëshira e Allahut është e madhe dhe veprat e mira i shpërblen shumëfish: - Kush vjen përpara Allahut me një të mirë, atij do ti jepet dhjetëfish. Kush vjen me një të keqe, ai do të dënohet me aq sa ka bërë. Atyre nuk do tu bëhet asnjë padrejtësi. (6:160) …Ai ju këshillon që të mendoheni.