NUK ARRITA TE BEHEM I DENJE
Jusuf bin Husejin, tregon nje histori qe i ka ndodhur me Zenuni Misirin:
“I kam sherbyer nje vit te tere Zenunit dhe nuk jam ndare fare prej tij. Ne fund te vitit i thashe atij:
- O mesues! Desha t ete bej nje pyetje, te lutem mu pergjigj!
I nderuari e priti me kureshtje pyetjen time. Une e pyeta:
- A e dini seç fare eshte “Ismi azam”? Ju lutem ma mesoni edhe mua.
Zenuni buzeqeshi dhe u largua pa thene asgje. Nuk me ktheu pergjigje. Keshtu kaluan plot gjashte muaj. Nje dite me therriti dhe me tha:
Mere kete çanten e mbyllur dhe dergoja nje shokut tim qe ndodhet ne Fustat! Dorezoja atij patjeter dhuraten time! Ne te vertete a ika nje vit qe nuk me ka ardhur per vizite, por une perseri po bej timen dhe po i dergoj kete dhurate.
E mora çanten e mbyllur ku ndodhej dhurata dhe u nisa per rruge. Gjate rruges shejtani filloi te me ngacmoje mendimet.
(O Jusuf! I sherbeve Zenunit per nje vit dhe nuk mjaftoi, i sherbeve edhe gjashte muaj te tjere dhe perseri nuk mjaftoi. Nuk u bere dot i denje per te merituar pergjigjen e nje pyetje. Ndersa personi te cilit po i dergon dhuraten ka nje vit qe nuk i vjen per vizite. Te jete vale ndonje dhurate me shume vlere kjo qe po i dergon? A e meriton ai person nje dhurate te tille?)
Nuk arrita ta mposht dot kureshtjen keshtu qe ndalova ne nje vend te qete dhe e hapa çanten. Kur pashe brenda saj kishte nje mi i cili doli menjehere dhe u largua me shpejtesi.
Brenda çantes nuk kishte me asgje tjeter. Keshtu qe u detyrova te kthehem mbrapsht tek mesuesi im. Kur shkova prane tij sapo me pa me buzeqeshi dhe me tha:
- E si mund t’i besohet dhe mesohet “Ismi azam” nje njeriu te cilit nuk mund t’i besosh dot as nje mi. A eshte e mundur diçka e tille?
Ne ate moment e kuptova se nuk duhet te kerkosh asgje po nuk ishe i denje, me pare duhet ta meritosh ate.