Untitled Document

USHQIMI HALLALL


I nderuari Ibrahim bin Ethem i jepte shumë rëndësi ushqimit hallall. Ai thonte: "Të punosh për të fituar ushqim hallall është më me vlerë se sa të bësh tërë natën ibadet e tërë ditën të agjërosh. Sepse kreu i çdo gjëje është ushqimi hallall."
Vetë ai punonte shumë. Me paratë që fitonte gjatë ditës blinte ushqime dhe i jepte për të ngrënë shokëve. Një natë u vonua. Shokët që e prisnin në shtëpi thanë:
- Ai u vonua. Nuk na ngelet gjë tjetër veç të hajmë ndonjë gjë çfarë të ketë në shtëpi dhe të biem të flejmë dhe të mos presim më.
Dhe ashtu vepruan hëngën çfarë gjetën në shtëpi, falën edhe namazin e Jacicë dhe ranë të flinin. Kur erdhi në shtëpi Ibrahim bin Ethem, pa shokët që po flinin, mendoi se kishin rënë në gjumë pa vënë gjë në gojë dhe u mërzit shumë. "Ta bëj brumë miellin që kam sjellë e të gatuaj ndonjë gjë, që të paktën kur të ngrihen shokët të hanë diçka e kështu të kenë mundësi të agjërojnë nesër!" Duke menduar kështu u lodh shumë dhe u përgatiti diçka për të ngrënë shokëve.
Kur u ngritën shokët nga gjumi dhe panë se sa shumë ishte munduar ai për to, i thanë njëri-tjetrit: "Shikoni se çfarë bën ky për ne, sa shumë mendon për ne. Ndërsa ne as nuk e pritëm atë që të hanim bashkë." më pas shkuan e i kërkuan falje për këtë veprim të tyre.